Premier League, formacioni i javës së shtatë

Premier League, formacioni i javës së shtatë

Java e shtatë e Premier League përfundoi mbrëmë me ndeshjen ndërmjet Bournemouth dhe Crystal Palace.

Kjo javë ishte e nxehtë në futbolin anglez, me sytë nga derbi Liverpool – Chelsea që përfundoi me barazim në minutat e fundit me supergolin e Sturridge.

Manchester United vazhdoi me formën katastrofale, pasi u mposhtë nga West Ham me rezultat 3:1.

Machester City, Arsenal dhe Tottenham kryen detyrën dhe fituan për të qëndruar në luftën për top-katërsh.

Analistët e Goal i kanë dhënë vlerësimet e tyre sa i përket lojtarëve që kanë spikatur këtë vikend.

‘Qytetarët’ janë në krye të tabelës me 19 pikë, të ndjekur nga Liverpool, Chelsea dhe Tottenham. Pjesa e poshtme e tabelës fillon me Newcastle, Cardiff dhe Huddersfield./Periskopi/

Shpërndaje në: