Messi ishte pranë kalimit te rivali i Barcelonës në vitin 2005

Messi ishte pranë kalimit te rivali i Barcelonës në vitin 2005

Gjatë kohës sa ishte në fazën e hershme të karrierës së tij, Lionel Messi ishte pranë kalimit te Espanyoli.

Këtë e ka zbuluar pak para ndeshjes me Barcelonën, lojtari i Espanyol asokohe dhe trajneri aktual i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Ai tregoi se si ylli argjentinas kishte impresionuar në ndeshjen ndaj Juventusit në Joan Gamper Trophy.

”Unë isha futbollist dhe dëgjoja shpeshherë për një djalosh që luante në akademinë e Barcelonës”.

”Leo erdhi tek Barça si 13-vjeçarë dhe ishte shumë, shumë afër transferimit tek Espanyol, siç kam dëgjuar gjatë vitit 2005”, zbuloi trajneri i Spurs.

”Me impresionimin që bëri gjatë Joan Gamper Trophy, tërhoqi edhe vëmendjen e Fabio Capellos, trajneri i Real Madridit gjatë vitit 2005”.

”Pra, nëse ai nuk do luante në atë kompeticion, tani do ishte ylli i Espanyolit dhe me siguri Espanyol do ishte Barcelona”, përfundoi tekniku spanjoll.

Messi kishte befasuar me paraqitjet e tij në ndeshjen ndaj Juventusit, për trofeun Joan Gamper dhe kësisoji gjeti marrëveshjen e re me Barcelonën, e kjo ishte fatkeqësi për Espanyolin, që para se të luhej ajo ndeshje, ata ishin pranë nënshkrimit më 31-vjeçarin./Periskopi/

Shpërndaje në: