I patë të gjitha nga derbi Gjilani – Drita, por jo edhe gjestin e madh të ‘Skifterave’

I patë të gjitha nga derbi Gjilani – Drita, por jo edhe gjestin e madh të ‘Skifterave’

Derbi i xhiros së shtatë të IPKO Superligës në futboll i ka takuar SC Gjilanit.

‘Skifterat’ mundën rivalin e madh të qytetit, FC Dritën, për ta fituar derbin e madh të Anamoravës, shkruan Insporti.

Fitorja ndaj ‘Intelektualëve’, ka gëzuar në veçanti një tifoz me aftësi të kufizuara të skuadrës së kuqe, që këtë fitore e shijoi nga tribunat.

Një nga tifozët e Gjilanit, që po bëhej gati ta shikonte ndeshjen nga karroca e tij, iu bë befasi e këndshme kur një tifoz tjetër i ‘Skifterave’, e mori atë për ta dërguar në tribuna.

Pamjet më poshtë dëshmojnë gjestin e madh të tifozit të Gjilanit.

Shpërndaje në: