Trajneri që ‘refuzon’ Barcelonën
Çdo trajner do dëshironte që një ditë të menaxhonte skuadrat e mëdha në Europë.
Por jo edhe Mauricio Pochettino, i cili në mënyrë kategorike ka mohuar se një ditë do ta drejtonte Barcelonën.
Kjo deklaratë vije pasi skuadra që e drejton ai, Tottenham do takohet me Barcelonën, nesër, në ‘Wembley Stadium’.
”Dua të jem i qartë, pasi kam parë shumë lajme të pavërteta”.
”Do ishte e pamundur që unë të drejtoja Barcelonën. Unë jam i lidhur emocionalisht me Espanyolin”, përfundoi spanjolli.
Pochettino në kohën sa ishte futbollist luajti për Espanyol, rivalin kryesor të qytetit të Barcelonës./Periskopi/



