Mourinho befason: Ky lojtar e ka përmirësuar Unitedin
Marouane Fellaini “është përmirësuar nga sezoni i kaluar”, thotë trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.
Trajneri portugez tregon që mesfushori belg i ka dhënë frymën e duhur ekipit.
‘Djajtë e Kuq’ janë në krizë të madhe, me tre ndeshje rradhazi pa fituar dhe me probleme të brendshme, veçanërisht mes trajnerit dhe disa lojtarëve.

”Jam shumë i lumtur me të”.
”Ai është një nga lojtarët që është përmirësuar nga sezoni i kaluar”, tha ai për televizionin e Manchester United.
”Ai është duke luajtur mirë në pozicione të ndryshme. Ju mund ta ndjeni angazhimin e tij, zemrën dhe lumturinë e tij për të qenë në klub, për të qëndruar në klub dhe për të luajtur për klubin”.
”Është e qartë se ai është duke treguar se ecuria e ekipit është më e rëndësishme se sa problemet mes nesh dhe ka sakrifikuar veten për ekipin”.
”Jam shumë i lumtur me stabilitetin dhe performancat e Marouane”, përfundoi Mourinho./Periskopi/



