Ferizaj ‘shijon’ fitoren e dytë

Ferizaj ‘shijon’ fitoren e dytë

Ferizaji ka arritur më në fund fitoren e dytë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Drenicën, në stadiumin Ismet Shabani.

Ekipi i Afrim Toverlanit dominoi takimin, duke mos i lënë të krijojë as edhe një rast Drenicës.

Goli erdhi në minutën e 67′, kur pas një krosimi Florim Berbatovci asistoi me kokë tek ish-lojtari i ekipit të kuq, Genc Hamiti, që e theu ”agjërimin” duke shënuar gol pas plot një muaji, transmeton Periskopi.

Rezultatin e ndeshjes e vulosi Dren Gashi, pas një depërtimi të bukur në zonë dhe me ndihmën e njëri nga lojtarët të Drenicës realizoi për 2:0.

‘Ujqërit’ tani tubojnë 7 pikë dhe ngjiten në vendin e 9, kurse Drenica zbret në vendin e 6 me 12 pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: