FBK njofton gjobat, shpëtojnë vetëm tre skuadra

FBK njofton gjobat, shpëtojnë vetëm tre skuadra

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar për gjobat ndaj skuadrave në Superligë në kuadër të javës së dytë. 

Kësisoji, vetëm Rahoveci, Ponte Prizreni dhe Borea kan shpëtuar nga dënimet.

Ylli, Trepça, Prishtina dhe Lipjani kanë marrë dënime modeste, me nga 50 euro secila.

Ndërkohë basketbollstit të ekipit nga Suhareka, Terrel Everett i është shqiptuar dënimi prej 50 eurove.

Për shkak të sjelljeve josportive e ka pësuar edhe trajneri i Bashkimit, Krunoslav Krajnovic, i cili është dënuar me 75 euro.

E këtyre dënimeve nuk i ka shpëtuar as vëzhguedi i ndeshjes Trepça – Ylli, Gëzim Maloku. Ky i fundit u dënua me dy ndeshje pezullim për shkak të paraqitjes jo objektive të fakteve në raportin e ndeshjes./Periskopi/

Shpërndaje në: