Mourinho thyen ‘rekordin’ e karrierës së tij
Dështimet e fundit me Manchester United e kanë bërë Jose Mourinho me ‘rekorde’ të reja.
Pas barazimit me Valencian mbrëmë, numri i ndeshjeve pa fitore shkoi në katër rradhazi për ‘Djajtë e Kuq’.
Në karrierën e trajnerit portugez kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë, edhe kur ka drejtuar ekipe si Porto, me të cilën arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve në vitin 2004.

United nuk e ka shijuar fitoren në katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionit duke barazuar ndaj Wolves, Valencia, Derby Countyt(me penallti u eliminua) dhe duke humbur nga Tottenham në Old Trafford.
Edhe tifozët janë të dëshpëruar dhe kjo u pa qartazi mbrëmë, me një pjesë që filluan të fishkëllenin ekipin./Periskopi/



