United merr vendim kundër Pogbas

United merr vendim kundër Pogbas

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka deklaruar se ai e ka të ndaluar të flasë me gazetarët pas kritikave të shumta për ekipin në javët e fundit.

25-vjeçari u ankua për lojën defanzive të Unitedit pas barazimit 1-1 kundër Wolves më 22 shtator, që më pas e pësoj shumë keq, duke iu hequr shiriti i zëvëndës-kapitenit nga Jose Mourinho.

Fituesi i Kampionatit Botëror ka arritur të mbajë vendin e tij në formacion por ai thuhet se e ka të ndaluar të flasë në media pas ndeshjeve nga zyrtarët e klubit, mes pretendimeve që të mos shkaktohen më shumë trazira brenda dhomë së zhveshjeve, transmeton Periskopi.

Pogba tregoi se kishte një problem të shprehjes së lirë pas humbjes së të shtunës kundër West Ham United, ku u kërkua të komentonte lojën nga gazetarët kur u largua nga stadiumi i Londrës, ku ai u përgjigj: “Më doni të vdekur?”

Megjithatë, tani duket se francezi është paralajmëruar zyrtarisht, pasi ai edhe një herë i është përgjigjur hapur kërkesave të mediave pas ndeshjes së së martës kundër Valencias, duke thënë në zonën e fjalimeve: “Më kanë thënë se nuk më lejohet”.

Meqë e drejta e tij për të folur i është ndaluar, Pogba vendosi një foto në rrjetet sociale, duke i motivuar tifozët me shkrimin: “Le të vazhdojmë të luftojmë United”./Periskopi/

Shpërndaje në: