Modric gjen fajtorin për rezultatet e dobëta

Modric gjen fajtorin për rezultatet e dobëta

Luka Modric ka mohuar se ata janë në krizë, pas humbjes 1:0 nga CSKA mbrëmë.

‘Los Blancos’ u dorëzuan pas një goli në minutën e dytë nga Nikola Vlasic, pas gabimit të Toni Kroos. Tashmë ekipi i Lopetegui ka dy humbje në tre ndeshjet e fundit.

Casemiro, Karim Benzema dhe Mariano Diaz goditën shtyllën për Realin, por që nuk arritën të shënojnë për ndeshjen e tretë të njëpasnjëshme në të gjitha garat për herë të parë që nga janari i vitit 2007, përcjell Periskopi.

Gjithsej, Reali ka fituar vetëm dy herë në gjashtë ndeshjet e fundit, duke barazuar dy herë në La Liga, duke humbur ndaj Sevillas dhe CSKA për ta vazhduar formën zhgënjyese.

”Nuk është një krizë, por ne nuk kemi përformuar si duhet”, tha Modric, i cili filloi ndeshjen nga stoli. “Pa dyshim, do të kthehemi në rrugën e duhur për të fituar”.

”Sa për mbrëmë, CSKA tregoi se ata janë shumë më mirë të organizuar dhe kanë lojtarë vërtet të mirë”.

“Ata kanë shfrytëzuar shansin e tyre, ne nuk i kemi shfrytëzuar tonat”, deklaroi kroati./Periskopi/

Shpërndaje në: