Zyrtare: Lajme të këqija për Arsenalin, largohet super-ylli
Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenali në verë pas dështimeve të bisedimeve për rinovimin e kontratës, ka konfirmuar agjensia që përfaqëson lojtarin.
Mesfushori uellsian do të jetë një agjent i lirë në verë me Arsenalin të hapur ndaj ofertave gjatë merkatos së transferimive të janarit, në vend që ta lejojë që ai të largohet për asgjë.
Ramsey dhe klubi kanë qenë në negociata për një marrëveshje të re të mundshme, por Arsenali ka arritur në konkluzionin se 27-vjeçari nuk ka më karakteristika në planet e tyre të ardhshme, transmeton Periskopi.
Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e lojtarit, Avid Sports & Entertainment Group, gjatë një shkëmbimi fjalësh në Twitter me një mbështetës të Arsenalit të martën në mbrëmje.
Avid postoi një fotografi të Ramsey duke pozuar në një avion privat, pasi u bë ambasadori i një kompanie ajrore me mesazhin: “I kënaqur për të ndërmjetësuar këtë marrëveshje për @aronramsey”.

Ndërkohë fotoja më poshtë tregon shkëmbimin e fjalëve mes tifozit dhe përfaqësuesve të Aaron.



Agjentët e Ranmey-t kanë fshirë të gjitha përgjigjet e tyre.
Konfirmimi se Ramsey do të largohet nga klubi pas 10 vitesh do të vendosë një numër klubesh në gatishmëri për transferimin e tij, me Manchester United, Chelsea dhe Juventus që kanë shprehur interesim ndaj tij./Periskopi/



