Gruaja e ish-portierit të Napolit: Im shoq vdiq nga SIDA, u braktis nga të gjithë

Gruaja e ish-portierit të Napolit: Im shoq vdiq nga SIDA, u braktis nga të gjithë

“Kur Giuliano më bënte të ndihesha mirë”. Raffaella dëshiron të tregojë edhe momentet dramatike që kanë ngelur të rrënjosur përgjithmonë në kujtimet e saj.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ajo vazhdon ta kujtojë atë moment.”Doni të pyesni për Giuliano-n? Një njeri i rezervuar, që kurrsesi nuk jepte përshtypjen e një njeriu që bënte jetë të shthurur”.

”Gjithsesi, pas vetëm tre vitesh martesë më rrëfeu se ishte me SIDA. Në atë moment mendoja se do vdisja. Kishim një vajzë dhe nuk arrija të perceptoja se si mund të kishte ndodhur. Për atë jeta përfundoi shumë shpejt, por gjithashtu po aq shpejt u harrua dhe kjo nuk mu duk e drejtë. Sikur të mos kishte ekzistuar kurrë”.

I lindur në Romë, por i rritur në Arezzo, Giuliani, i datëlindjes 1958, e mbyll me futbollin në vitin 1993 pasi festoi shpëtimin e Udinese në Seria A, pas ndeshjes Bologna-Brescia.

Bologna, qyteti ku portieri u zhvendos për të jetuar me familjen tre vitet e fundit të ekzistencës së tij të pafat, të kushtëzuar nga episode që me futbollin kanë pak të bëjnë.

Që në vitin 1992 një gazetë doli me titullin tronditës “Giuliani ka AIDS”. Bota e futbollit u terrorizua, edhe pse futbollisti ishte ende në aktivitet. Ai as nuk konfirmon dhe as nuk përgënjeshtron. Por zhduket nga qarkullimi deri më 14 nëntor të vitit 1996 kur agjencitë e shtypit njoftuan vdekjen e tij në spitalin e  “Sant’Orsola” të Bolonjës,  në repartin e sëmundjeve infektive.

‘’Giuliano vdiq kur ishte vetëm 38 vjeç” – kujton Raffaella, duke lënë pas një vajzë, Gessica, që sot është 28 vjeç. Ishim njohur në një festë në vitin 1987 dhe ishte dashuri me shikim të parë. Futbollisti dhe prezantuesja e televizioneve, transmeton Periskopi.

”Më pas martesa që zgjati nga viti 88 deri në vitin 91. Deri kur më rrëfeu për sëmundjen. Ishte më i trishtuar se zakonisht. Më shikonte por nuk më fliste. Më pas pa ndaloi më tregoi se kishte bërë analiza dhe se nga përgjigja kishte mësuar se ishte prekur nga virusi i HIV dhe se nuk kishte shpëtim”.

”Ishte një thikë në gjoks. Nuk arrija të flisja. Por brenda meje pyesja: pse pikërisht mua? Por si mundi të ndodhë, ai që nuk ishte droguar kurrë, që ishte sportist, që nuk dashuronte jetën e natës? Me zë të ulët më tregoi se më kishte tradhtuar një herë. Një herë të vetme. Një histori e pavlerë, më 7 nëntor 1989, në dasmën e Maradona-s në Buenos Aires. Unë nuk shkova, sepse sapo kisha lindur”.

Një dasmë shumë e përfolur, që e raportuan të gjitha kronikat e asaj kohe, sikurse ishte edhe ai Napoli i asaj kohe, jashtë fushe: kokainë, festa, orgji, luks, madje edhe përfshirje me Camorran.

“Për mua ishin 6 muaj ferri, sepse u desh të nënshtrohesha analizave të ndryshme. Isha duke u çmendur. Fatmirësisht nuk isha infektuar, por nuk mund të qëndroja më me një burrë që më kishte tradhtuar. Kështu u ndava. Por qëndrova si mbështetja e vetme e një jete që po përfundonte. Dhe kur mësova se ishte shumë keq, në spital, shkova me nxitim tek ai. Fatkeqësisht nuk pata kohë as të kuptoja apo të flisja me mjekët”.

”Atë natë, Giuliano vdiq për shkak të nga një sëmundje polmonare, e shkaktuar nga gjendja e avancuar e sëmundjes. Askush nga shokët e vjetër të futbollit nuk u bë i gjallë, as në vitet e mëvonshme. Askush nuk u kujtua për atë. I kërkova Maradona-s dhe presidentit Ferlaino që të organizonin një ndeshje për ta kujtuar, por as që u përgjigjën”.

”Njëlloj sikur Giuliano të mos kishte ekzistuar kurrë. Kjo është e vërteta dhe zhgënjimi im ndaj botës së futbollit. Ndonjëherë më duket sikur jetoj në një film fantashkencë. Po sot? Tani jam beqare, me tre fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë me mua në një shtëpi me qira në Bologna. Pas Gessica-s pata Andrea-n nga një lidhje me një mik, ndërsa më vonë nga bashkëshorti i dytë linda Maria Vittoria-n, që sot është 18 vjeç. Jam edhe gjyshe e një mbese Alessia, 8 vjeç. Nuk ja kaloj aq mirë. Më mjafton të gjej një punë, si në kohët e vjetra. Në fund të fundit besoj se jam ende një femër e pëlqyeshme, me shumë dëshirë për të punuar”.  /Periskopi/

Shpërndaje në: