Ronaldo reagon, a e pranon që e ka dhunuar modelen?
Vazhdojnë polemikat mes Cristiano Ronaldos dhe modeles së njohur, Kathryn Mayorga.
Sulmuesi portugez ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku ka mohuar kategorikisht që është përfshirë në një dhunim, shkruan Periskopi.
Ja reagimi i plotë:
”Unë kategorikisht i mohoj akuzat se unë jam i shënjestruar. E konsideroj përdhunimin një krim të neveritshëm, në kundërshtim me gjithçka që unë jam dhe me atë që besoj. Unë nuk dua t’i ‘ushqej’ mediat që të japin lajme të pavërteta. Do të pres përgjigjen e rezultateve të çdo hetimi dhe procesi, sepse asgjë nuk peshon në ndërgjegjen time”.
”Unë i mohoj në mënyrë të vendosur akuzat që po bëhen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje për të cilën jam dhe besoj. I prirur për ta pastruar emrin tim, nuk pranoj të ‘ushqej’ spektaklin e krijuar nga njerëzit që kërkojnë të promovojnë veten në kurriz timin. Vetëdija ime është e qartë, do të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”.
Reagimi i 33-vjeçarit erdhi pas publikimit të videos, sot nga tabloidi britanik The Sun, ku paraqiteshin disa momente intime mes dyshes në fjalë./Periskopi/



