Feronikeli me ‘aromë’ kampioni, mposhtë Llapin në Podujevë
Feronikeli e ka mposhtur Llapin me rezultat minimal në ‘Zahir Pajaziti’.
Ani pse sulmuesi Kastriot Rexha u ndëshkua me të kuq gjatë pjesës së parë për gjestet josportive, ekipi i Zekirja Ramadanit arriti me mjeshtëri ta fitonte ndeshjen.
Ishte Astrit Fazliu në minutën e 70′ me një vollej goditje që i siguroi tre pikët ‘Niklit’, duke ikur katër pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Llapi.
Ekipi i Bylbyl Sokolit u përpoq që të merrte rezultat pozitiv, por ishte e pamundur. Vlen të theksohet se Llapi kishte tre mungesa të rëndësishme sot, duke filluar nga sulmuesi Januzi, Kelmendi e Zhdrella.
Rezultatet nga ndeshjet e tjera:
Liria 0:1 Prishtina
Golashënues: Basid Khalid 60′
Drita 1:1 Trepça ’89
Golashënues: Xhevdet Shabani 18′, Martin Mircevski 66′
KEK-u 2:2 Ballkani
Golashënues: Atdhe Grajqevci 2′ , Treviol Stullqaku 47′ dhe Jetmir Topalli 14′, Durim Gashi 49′
/Periskopi/



