Super-ylli i Real Madrid mbetet jashtë skuadrës së Brazilit
Marcelo nuk do jetë pjesë e skuadrës së Brazilit për miqësorët kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës, konfirmoi Federata e Futbollit të Brazilit (CBF).
Mbrojtësi i majtë i Real Madridit ka humbur dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij, barazimin 0-0 ndaj Atletico Madrid në La Liga dhe humbjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj CSKA Moskë, përcjell Periskopi.

Dhe dëmtimi në pulpën e këmbës nuk do ta lejojë 30-vjeçarin të jetë pjesë e skuadrës së Tite gjatë ndeshjeve të kombëtareve, tha CBF të mërkurën.
Brazili do të përballet me Arabinë Saudite më 12 tetor, përpara se të luajë ndaj Argjentinës në një tjetër ndeshje miqësore katër ditë më vonë./Periskopi/



