Barcelonës i duhen veç dy minuta për të kaluar në epërsi
Barcelona ka kaluar në epërsi menjëherë.
Kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë dhe djelmoshat e Valverdes kanë realizuar golin e avantazhit.
Ka qenë Coutinho ai i cili u gjend më së miri pas një kundërsulmi klasik.
Më poshtë e keni edhe videon e golit, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim rezultati.
Kujtojmë që paralelisht me këtë duel po luhet edhe ndeshja PSV-Inter, e cila i takon grupit të njëjtë.



