Puthja pasionante e Enrique Iglesias me fansen gjatë një koncerti (Video)
Enrique Iglesias kënaqi një nga fanset e tj gjatë koncertit në Ukrainë me një puthje pasionante.
Këngëtari spanjoll po performonte në Kiev, kur një fanse hypi në skenë dhe të dy filluan të putheshin para audiencës.
Ylli i muzikës, i cili ka qenë në marrëdhënie me Anna Kournikova që nga viti 2001, shihet duke i dhënë një puthje të gjatë vajzës, e cila nuk mund ta besonte fatin e saj dhe bëri një seflie me të.
Më pas u kthye përsëri tek turma e fansave.
Nuk është hera e parë që Enrique puth fansat e tij, kjo ka ndodhur edhe gjatë koncertin Jingle Bell në Boston dhe në koncertin Y100 Jingle Ball në Florida në vitin 2010.
https://www.youtube.com/watch?v=RKukXCF_S50



