Pas akuzave për dhunim, Ronaldo braktis Portugalinë

Pas akuzave për dhunim, Ronaldo braktis Portugalinë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, nuk do të ftohet nga trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, për ndeshjet e tetorit dhe të nëntorit.

33-vjeçari nuk do të kthehet të luajë për Kombëtaren e Portugalisë deri në vitin e ardhshëm, pasi që mendon se i nevojitet të fokusohet më shumë për skuadrën e tij të re, Juventus.

Por, mediat ndërkombëtare raportojnë se shkak për mospjesëmarrjen e Ronaldos në këto ndeshje janë akuzat për dhunim të një modeleje.

Ronaldo ka mohuar këto akuza, derisa ka thënë se ndërgjegja e tij është e pastër, raporton Periskopi.

Ronaldo nuk kishte marrë pjesë as në ndeshjet e fundit të Portugalisë, të cilat ishin të vlefshme për garën e re të UEFA-s, Ligën e Kombeve. Në ndeshjen kundër Italisë, ata fituan me rezultat 1-0 përmes golit të shënuar nga An.Silva.

Shpërndaje në: