Spanja publikon listën, lë jashtë super-yllin e Barcelonës

Spanja publikon listën, lë jashtë super-yllin e Barcelonës

Edhe selektori i kombëtares spanjolle, Luis Enrique e ka publikuar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Uellsit dhe Anglisë.

Ajo që bie në sy është sërish mungesa e mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Jordi Alba.

Koke, Jonny, Alcacer dhe mbrojtësi në formë Bartra janë katër emrat e ri në listën e selektorit të Spanjës.

Sergio Roberto, Diego Costa, Carvajal dhe Isco mungojnë për shkak të lëndimeve./Periskopi/

Shpërndaje në: