”Lojtarët e United janë sikur foshnjat që qajnë”
Ish-lojtari kontravers i Manchester United, Roy Keane ka kritikuar futbollistët e ‘Djajve të Kuq’.
Ai ka thënë se lojtarët e United po sillen sikur të jenë foshnja, duke mbështetur deri në pikën e fundit trajnerin Jose Mourinho, transmeton Periskopi.
Zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në kampin e Old Trafford kanë sjellur reagime të shumtë nga legjendat e këtij klubi, e nuk ka mbetur pa u komentuar as nga Keane.

”Ne jemi duke folur për trajnerë dhe lojtarë. Çdo lojtarë nuk e pëlqen një trajner dhe çdo trajner nuk mund t’i pëlqej të gjithë lojtarët”.
”Por çfarë më bën të nervozohem me këta lojtarë është se ata duhet të luajnë për klubin dhe jo trajnerin”, vazhdoi Keane.
”Ata janë bërë sikur foshnje”.
”Nëse luani për fanelën e United dhe nuk e jepni 100 përqindëshin sepse je i mllefosur me dikë, nuk di çfarë të them. Vetëm i uroj fat Mourinhos”, deklaroi ai./Periskopi/



