Ish-trajneri i Barcelonës: Rodri do bëhet më i mirë se Busquets

Ish-trajneri i Barcelonës: Rodri do bëhet më i mirë se Busquets

Mesfushori i Atletico Madrid Rodri mund të zhvillohet dhe të bëhet lojtar më i mirë se sa lojtari i Barcelonës dhe Spanjës Sergio Busquets, sipas Luis Enrique.

Rodri, 22 vjeç, është i ftuar në skuadrën e Spanjës për miqësoret e ardhshme me Uellsin dhe Anglinë.

Ish-lojtari i Villarrealit u kthye këtë sezon për herë të dytë në Atletico dhe ka startuar gjashtë ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë barazimin e derbit të fundjavës ndaj Real Madrid.

Stili i tij i lojës ka ngjashmëri me Busquets dhe Luis Enrique beson se krahasimet janë me vend.

”Unë kam folur për ngjashmëritë mes tyre”.

”Nuk është mirë të japim shumë lëvdata dhe ai është shumë i ri, por Rodri është shumë profesionist dhe i përgatitur në mënyrë psikike”.

”Ai mund të arrijë nivelin e Busquets dhe ndoshta të bëhet më i mirë. Kush e di se çfarë do arrijë ai?” tha selektori i ‘Stuhisë së Kuqe’./Periskopi/

Shpërndaje në: