Mourinho: Më mirë të humbas një lojë 4:0 sesa katër nga 1:0
“Në 7 ndeshjet e fundit kemi humbur vetëm një dhe është më mirë të mundesh në një ndeshje 4-0 se sa në 4 ndeshje nga 1-0. Ecuria jonë nuk është edhe aq e keqe”.
Në vijim ai ndalet gjatë te analiza që i bën momentit të Manchester United që këtë mesjavë u rikthye te suksesi në derbi ndaj Manchester City-t.
“Humbëm dy pikë ndaj Stoke, një nga ndeshjet më të mira të sezonit për ne. Jemi një skuadër në ndërtim. Duhet kohë sepse nuk mjaftojnë 4 muaj për të zgjidhur gjithë problemet. Në këtë moment duhet të mendojmë për çdo ndeshje si një finale dhe ajo ndaj Burnley do të jetë shumë e vështirë për ne.
Fakti që luanim derbin pas disfatës ndaj Chelseat e bënte edhe më të vështirë atë sfidë por lojtarët ia dolën mbanë”, u shpreh strategu portugez.



