Paqe në Anfield, Mahrez i ‘siguron’ Liverpoolit një pikë (Video)

Paqe në Anfield, Mahrez i ‘siguron’ Liverpoolit një pikë (Video)

Liverpool dhe Manchester City kanë barazuar pa golan, në derbin e kësaj jave të Premier League.

Fraksioni i parë ishte i dobët nga të dyja skuadrat, me Cityn që tentonte më shumë se sa ekipi i Klopp, që tash e tre ndeshje nuk po duken fare në formë.

Në fraksionin e dytë City provoji me Agueron e Mahrez por pa konkretizim. Salah tentoi, por gjuajti jashtë portës.

Në minutat e fundit Van Dijk bëri ndërhyrje të palejueshme brenda në zonë dhe shkaktoi penallti, të cilin e gjuajti jashtë portës Mahrez.

Tashmë në krye të tabeles gjenden Manchester City, Chelsea dhe Liverpool me pikë të barabarta, 20 sosh./Periskopi/

Shpërndaje në: