Guardiola pishman: Penalltinë nuk duhej ta godiste Mahrez

Guardiola pishman: Penalltinë nuk duhej ta godiste Mahrez

Pep Guardiola është i përgatitur të mbajë përgjegjësinë për penalltin e humbur në ndeshjen e Cityt ndaj Liverpool, me vendimin e tij që penalltin ta godiste Mahrez përpara Gabriel Jesus.

Kampionët aktualë të Premier League u paraqitën në mënyrë të shkëlqyeshme ndaj Liverpool në Anfield, por një penallti e humbur në minutat e fundit nuk i sollën ‘Qytetarëve’ pikë të plota.

”Gjatë stërvitjeve kam parë Mahrez se si godet penalltitë dhe më dha shumë besim. Do ishte një eksperiencë e shkëlqyeshme për të, por herën tjetër duhet të ndryshojmë”.

”Gabriel Jesus dëshironte ta godiste. Por ishte vendimi im dhe i kërkoj falje”, tha pas ndeshjes Guardiola./Periskopi/

Shpërndaje në: