Legjenda e pensionuar e Chelseat dhe skandalet e tij në jetën private
John Terry ishte një mbrojtës model për futbollin e sotshëm. Ai ishte një mbrojtës i ashpër, i pakalueshëm në ajër dhe një udhëheqës i madh. Nuk kishte dyshime për aftësitë e Terry në fushë.
Jeta e ish-kapitenit të Chelseat në media nuk kishte të bëjë me karrierën e tij profesionale. Ka pasur incidente të shumta jashtë fushës që kanë sjellë vëmendje negative ndaj ish-kapiteni të Anglisë, shkruan Periskopi.
Villas-Boas, ish-trajneri i Chelseat asokohe, pati deklaruar se Terry është një lojtarë i shkelqyeshëm brenda dhe jashtë fushe.
Ai ka pasur shumë probleme me ligjin, lojëra të fatit, një çështje jashtëmartesore dhe një abuzim racor. Nuk është hera e parë që John Terry është parë duke bërë diçka që nuk duhet ta bëjë. Me ato incidente në mendje, kjo e bën deklaratën e ish-trajnerit të tij të rremë.
Fillojmë me disa prej problemeve që kishte Terry me jetën e tij private:
Terry ka qenë i njohur për ‘party’. Në vitin 2002, Terry kishte një incident në një klub nate që është pa dyshim më i dukshmi i kohëve të tij në klubet. Terry dhe bashkëlojtari i tij te Chelsea Jody Morris u arrestuan dhe u akuzuan për sulme ndaj rojes pasi ai dyshohet se u godit në kokë me një shishe. Terry e goditi atë në fytyrë, por pretendonte që e kishte bërë për vetëmbrojtje. Terry dhe Morris nuk u shpallën fajtor.
Urinimi në vendet e çuditshme
Terry ka pasur disa episode të ndryshme e qesharake. Në vend që të përdorte një tualet, Terriy përdori një gotë për të lehtësuar veten, gjatë një nate në klube. Pastaj e vuri atë në tokë dhe e la atë. Stafi i klubit e pa incidentin në kamerat e tyre të sigurisë dhe shoqëroi Terryn jashtë nga klubi. Sipas një liste të Mirror Football të problemeve të shumta të Terry, anglezi u pa duke urinuar në oborrin e shtëpisë së tij, transmeton Periskopi.
Akuza për racizëm
Racizmi është ende një problem i madh në Evropë. Dhjetorin e vitit 2011, Terry e gjeti veten në mes të një akuze për abuzim racor të Antoine Ferdinand (vëllai i mbrojtësit të Manchester Unitedit Rio). Ishte rreth të njëjtës kohë me incidentin e sulmuesit të Liverpoolit Luis Suarez me mbrojtësin e Manchester United Patrice Evra. Terry përfundoi duke u akuzuar penalisht për incidentin. Gjyqi u zhvillua pas Euro 2012. Federata Angleze i hoqin shiritin e kapitent të ekipit kombëtar të Anglisë. Menaxheri i Anglisë asokohe Fabio Capello deklaroi publikisht se nuk ishte dakord me vendimin e FA. Pas shumë spekulimeve, Capello dha dorëheqjen si rezultat i kësaj çështje.

Lë shtatëzënë gruan e ish-bashkëlojtarit të tij
Kjo ishte një histori në vetvete. Kur ka një fëmijë të përfshirë në një dashuri, historia shkon në një nivel tjetër.
Terry kishte qenë mik i mirë me Wayne Bridge. Ishin fqinjë dhe shkonin në pushime së bashku. Gruaja e Terry, Toni, kishte qenë shoqe e mirë me të dashurën e Wayne, modelen franceze Vanessa Perroncel, vazhdon Periskopi.

Në janar 2010, çështja u raportua nga Daily Mail. Ata gjithashtu raportuan se Terry pagoi për abortimin e fëmijës ql e kishte me Vanessa. Sipas Telegraph, Perroncel u pagua për të heshtur. Ajo gjithashtu refuzoi oferta për ta fshehur tregimin. Ajo ka refuzuar të gjitha kërkesat për intervistë, sipas Wall Street Journal. Kjo ishte hera e parë që Terryt iu hoq kapiteni i Anglisë. Gjithashtu, pothuajse e përfundoi martesën e tij dhe kërcënoi marrëveshjet e sponsorizimit.
Ish-lojtari i Chelseat flitej se kishte edhe një aferë me një 17-vjeçare, por që nuk u provua kurrë./Periskopi/



