Hazard gëzon tifozët e Chelseat
Eden Hazard i ka thënë Chelseat se është i gatshëm të rifillojë bisedimet për një kontratë të re.
Anësori belg ka edhe dy vite kontratë me ‘Blutë’, por nuk e ka përjashtuar edhe një kalim të mundshëm tek Real Madrid, shkruan Periskopi.
Pas Botërorit, Hazard ka pranuar se mund të kalonte tek Real Madrid por ardhja e trajnerit Maurizio Sarrit e ka ndryshuar totalisht mendimin e tij.
”Nëse ata dëshirojnë të flasin me mua, unë jam këtu”, tha ai pas fitores solide 0:3 ndaj Southampton. ”Tani mund të flasë”.
”Unë nuk dua të them po jam duke nënshkruar një kontratë të re, dhe pastaj në fund të mos nënshkruajë. Kështu që unë do të shoh se si ecin bisedimet”, përfundoi Hazard./Periskopi/



