Arsenali shpartallon Sunderlandin (Video)

Arsenali shpartallon Sunderlandin (Video)

Londinezët mposhtën vendësit me rezultat të thellë 1:4.

Të përzgjedhurit e trajnerit Arsene Wenger kaluan në epërsi në minutën e 19-të, pas shënimit të golit nga sulmuesi Alexis Sanchez.

Ishte Germain Defoe, ai i cili barazoi rezultatin nga penaltia në minutën e 65-të.

Megjithatë, mysafirët u kundërpërgjigjën shumë shpejt, duke rikthyer epërsinë nëpërmjet sulmuesit Olivier Giroud, i cili shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 71-të dhe më pas në të 75-tën.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sanchez, i cili shënoi golin e fundit në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitore, Arsenali del në vendin e parë në tabelë dhe arrin kuotën e 23 pikëve, tri më shumë sesa Manchester City dhe Liverpool që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

https://www.youtube.com/watch?v=kdv6IcuzgBw

/Periskopi.com

 

Shpërndaje në: