6 rregullat e FFK-së për ndeshjen Kosovë – Maltë, kush nuk i përfill ndëshkohet
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar opinionin publik për rregullat që duhet zbatuar për ndeshjen Kosovë-Maltë.
Për lojën që do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dyert do të hapen në ora 18:00, ndërsa asnjë shikues nuk do të lejohet pa biletë.
Sipas njoftimit të FFK-së, në hyrje dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli dhe kushdo që nuk i përfill rregullat e sigurisë mund të ndëshkohet nga organet ligjore.
Rregullat e publikuara nga FFK janë:
1.Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.
2.Luten qytetaret që të vijnë me kohë ne stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.
3.Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
4.Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

5.Gjërat qe nuk lejohen në stadium do të konfiskohen në hyrje. Gjërat e palejuara përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
6.Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar./Periskopi/



