UFC suspendon Conor McGregor
Mundësi Conor McGregor është suspenduar nga UFC, pas ndeshjes së tij me Khabib Nurmagomedov në Las Vegas.
Vendimi për ta suspenduar irlandezin vije për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dhe kontakti me të nuk do të lejohet deri më 28 tetor, shkruan Periskopi.
Në mënyrë zyrtare në listën mjekësore të UFC-së thuhet: “Conor McGregor: i Supenduar deri më 06/11/2018, kontakti i ndaluar deri më 28/10/2018”.
Ndërkaq, kundërshtari i McGregor, Khabib ka evituar suspendimin mjekësor pas përfundimit të ndeshjes. /Periskopi/



