Fitorja e Manchester United që i kushtoi miliona euro humbje
Fitorja e Manchester Unitedit ndaj Newcastle ishte pikërisht ajo që ata kishin nevojë për të ngritur moralin në fushë – por kjo i kushtoi atyre miliona euro.
‘Djajtë e Kuq’ ishin në disavantazh 0:2 në 10 minutat e para, teksa në 20 minutat e fundit ata bënë rikthim sensacional duke fituar 3:2.
Juan Mata shënoi nga gjuajtja e lirë para se Anthony Martial të shënonte golin e barazimit. Rikthimin e kompletoi Alexis Sanchez me një goditje me kokë, transmeton Periskopi.

Ky gol nga ana e francezit i kushtoi United £7.7million, falë një klauzole në marrëveshjen e vitit 2015 me Monacon.
United gjeti akordin për 38.5 milionë funte me dy këste për të nënshkruar me Martial, por marrëveshja përfshinte shumë shpërblime fitimprurëse, që do të thoshte se marrëveshja mund të kushtojë më shumë se 61.6 milionë funte.
Një nga shpërblimet ishte se United ra dakord t’i paguajë Monacos një shtesë prej £ 7.7m nëse francezi shënoin 25 gola në Premier Ligë përpara fundit të sezonit 2018-19.
Ekipit francez iu desh të pritej 10 muaj për fitimin e parave, pasi goli i fundit i Martial ishte ndaj Burnleyt në janar./Periskopi/



