Një vit nga #MeToo – Çfarë ka ndodhur me të famshmit hollivudian, të akuzuar për ngacmime seksuale

Një vit nga #MeToo – Çfarë ka ndodhur me të famshmit hollivudian, të akuzuar për ngacmime seksuale

Në tetor të vitit të kaluar Lëvizja globale për denoncimin e ngacmimeve seksuale #MeToo bëri bujë në gjithë botën, shkruan Periskopi.

Tashmë janë bërë një vit që kur filluan të bëhen publike ngacmimet seksuale nga aktorë të njohur të Hollivudit.

Pas denoncime të një viti më parë, çfarë ka ndodhur me të denoncuarit për ngacmime seksuale?

Bill Cosby

Ai është dënuar me 3 deri në 10 vjet burg për sulm seksual. Ky ishte edhe dënimi i parë që kur filloi Lëvizja globale #MeToo

Harvey Winstein

Ndaj Winstein ishin ngrit 75 akuza. Prej tyre, vetëm tri janë në proces të gjykimit. Ai po mbrohet në liri për këto akuza.

woody Allen

Regjisori njohur Allen duket se nuk po mund të gjejë fonde për filmin e ardhshëm te tij, është hera e parë që karriera e tij ka ngecur që nga 1981. Kjo pas akuzave ndaj tij nga Lëvizja globale #MeToo

Kevin Spacey

Aktori i Kevin Spacey ka shmangur masën paraprake për shkak të kalimit të kufizimeve.

James Toback

Regjisori dhe skenaristi është akuzuar nga më shumë se 100 gra dhe është fishkëllyer nga të tjerët pas shfaqjes së filmit.

Lois CK

Ai u kthye në komedi pas një viti heshtjeje, ai mori shumë duartrokitje në teatër, mirëpo kritikat e mëvonshme ishin të pamëshirshme./Periskopi 

Shpërndaje në: