Legjenda e Liverpool ende beson te Salah

Legjenda e Liverpool ende beson te Salah

Legjenda e Liverpoolit Robbie Fowler i ka dhënë mbështetje Mohamed Salahit, pasi ky i fundit është në krizën e shënimeve të golave krahasuar me sezonin e kaluar.

Salah shënoi 44 herë sezonin e kaluar, por ai ka ‘luftuar’ për të riprodhuar atë formë, duke shënuar vetëm tri herë deri më tani këtë sezon, transmeton Periskopi.

Pavarësisht këtij starti të dobët, Fowler mendon se ai do gjejë rrugën e rrjetës dhe do të kthehet në më të mirën e tij.

”Unë mendoj se ai do të shënojë gola, mendoj se do të shënojë shumë gola”, tha Fowler për Sky Sports.

”Ajo që më pëlqen në lidhje me Mo Salahun është se etika e tij e punës është e shkëlqyer, ai nuk i turpërohet asgjëje. Do të isha më i shqetësuar nëse ai nuk do kishte shanse”.

Sulmuesi egjiptian theu rekordin e Premier League sezonin e kaluar, duke shënuar 32 herë në 38 ndeshje./Periskopi/

Shpërndaje në: