Khabib takon presidentin Putin, presidenti rus ka një kërkesë interesante për babain e Nurmagomedov
Kampioni i peshave të lehta në UFC Khabib Nurmagomedov ka takuar presidentin rus Vladimir Putin, me liderin që e përgëzoi Nurmagomedov për fitoren e tij ndaj Conor McGregor – të cilin Putin e përshkroi si “të denjë dhe bindës”.
Dyshja thuhet se u takua në forumin “Rusi – Vendi i Sportit” në qytetin Ullanovsk të mërkurën, transmeton Periskopi.
Fotoja e takimit tregoi Nurmagomedov, babain e tij dhe trajnerin, Abdulmanap, duke biseduar me Putinin në një tavolinë me çaj dhe ushqime të ndryshme.
Putini e përgëzoi kampionin e pamposhtur të UFC për fitoren dhe gjithashtu i kërkoi babait të tij të mos e ndëshkonte djalin e tij “shumë rreptësisht” për skenat që pasuan pas përfundimit të luftës, kur Nurmagomedov hyri në turmë për t’u ballafaquar me anëtarët e ekipit të McGregor.
”Unë do i kërkoj babait që të mos ju dënojë shumë rreptësisht, sepse keni arritur detyrën kryesore, denjësisht dhe bindshëm”, tha Putini për paraqitjen në raundin e katërt të luftëtarit nga Dagestani.
Nurmagomedov u kthye në një ‘mit’ të mirëpritur në vendlindjen e tij Dagestan më parë këtë javë, duke takuar mijëra adhurues në Anzhi Arena në kryeqytetin rajonal Makhachkala./Periskopi/



