Pas akuzave për dhunim, reagon për herë të parë nëna e Ronaldos (Foto)

Pas akuzave për dhunim, reagon për herë të parë nëna e Ronaldos (Foto)

Cristiano Ronaldo akuzohet për sulme seksuale ndaj Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas në 2009.

Pas kësaj kanë qenë edhe tre akuza nga gra të tjera kundër Ronaldos, edhe pse këto të fundit nuk kanë pranuar të bëhen publike.

Pas këtyre ngjarjeve, ka reaguar për herë të parë nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores dos Santos Aveiro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Me një foto të saj në divan, ajo shkruan: “Ne jemi larg nga ju dhe çdo gjë do të jetë mirë, Zoti është i madh.”

Nga ana tjetër ylli i Juventusit në një deklaratë përmes avokates së tij, Peter Christiansen theksoi se i mohon të gjitha akuzat duke e cilësuar “fushatë shpifjeje”

 

Shpërndaje në: