Pesë rrugët më të rrezikshme në botë (Video)
Rruga e Norvegjisë – Është e emërtuar si rrugë atlantike, për shkak që kalon nëpër Oqeanin Atlantik.
Po të kesh shpejtësi më të madhe se që duhet, makina shpejt do të del nga rruga për shkak të rrëshqitjeve në asfalt nga uji, dhe menjëherë do të ndesheni me valët e oqeanit. E frikshme apo jo?
Rruga tjetër është në Bolivi. Kjo rrugë njihet me emrin “Rruga e vdekjes.” Në vitin 1995 u cilësua si rruga më e rrezikshme në botë.
Rruga në Indi, konsiderohet si më e rrezikshmja në gjithë Indinë. Kushtet e udhëtimit keqësohen shumë kur ka reshje, shkruan lajmi.net
Një rrugë tjetër, e ndodhur në Norvegji, është shumë e ngushtë. Qeveria norvegjeze ka tentuar të zgjerojë rrugët për t’i siguruar më shumë udhëtarët, por pasi që rruga është skaj maleve, nuk ka mundur të bëjë shumë.
Rruga tjetër është në Himalaje. Njihet si rruga në lartësinë më të madhe në botë, me 11,578 këmbë.
https://www.youtube.com/watch?v=qEEFfGUenLQ



