Përfundon ndeshja: Kosova na bënë krenarë – dominon dhe fiton
Ka përfunduar takimi mes Kosovës dhe Maltës me rezultat 3:1.
Takimi i luajtur në ”Fadil Vokrri” gjatë 90 minutave i takoi ‘Dardanëve’, transmeton Periskopi.
Në fraksionin e parë, rrezikoi Edon Zhegrova me deportimet e tij, teksa goli nuk erdhi deri në minutën e 30′, kur Kololli pranoi asistin e Valon Berishës dhe i dha epërsinë Kosovës.
Vedat Muriqi kishte rastet e tij në pjesën e parë, të cilat nuk arriti t’i konkretizonte.
Me të filluar pjesa e dytë një mosmarrëveshje mes Samir Ujkanit e Arbër Zenelit solli kornerin e parë për skuadrën mysafire, të cilët e konkretizuan në gol rastin e vetëm dhe heshtën stadiumin.
Kosova provoi me gjitha forcat përpara, teksa Muriqi e Zhegrova huqën disa raste gjatë fraksionit të dytë.
Vedat Muriqi shënoi për të ngritur tifozët në qiellin e shtatë, pas disa rasteve të humbura.
Punët më të lehtë Kosovës ia bëri kapiteni maltez Mifsud që u ndëshkua me të kuq.
Golin e fitores e vulosi lojtari më në formë Benjamin Kololli, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje edhe pse luajti si mbrojtës i majtë.
Kosova është në vendin e parë me 7 pikë, kurse Malta ka vetëm një pikë.
Ekipi i Bernard Challendes ndeshjen e rradhës e luan si mysafir i Ishujve Faroe.
Në anën tjetër Azerbajxhani ka arritur fitore solide 3:0 ndaj ekipit me të cilin luan Kosova ditëve të ardhshme./Periskopi/



