Lëndohet ylli i Kosovës, mungon ndaj Ishujve Faroe

Lëndohet ylli i Kosovës, mungon ndaj Ishujve Faroe

Kosova nuk ka marrë aspak lajme të mira pas fitores ndaj Maltës.

Futbollisti që shënoi dy gola mbrëmë, Benjamin Kololli do mungoj për shkak të një lëndimi që e kishte pasur më herët, transmeton Periskopi.

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një kumtese njofton: ”Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të përsëritjes të atij lëndimit gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova – Malta, futbollisti i Kombëtares A Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhme Ishujt Faroe – Kosova”.

Kjo do jetë mungesë e rëndësishme duke ditur se edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada ishte larguar nga Kosova për arsye të njëjta.

Pritet që trajneri Bernard Challendes ta ftoj zëvëndësuesin e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: