Premier League, lojtari dhe trajneri i muajit
Premier League ka bërë të ditur lojtarin dhe trajnerin më të mirë të muajit shtator.
E çmimi ‘Lojtari më i mirë i muajit’ pa diskutim ka shkuar në duart e Eden Hazard, i cili shënoi pesë gola në katër paraqitje gjatë këtij muaji, transmeton Periskopi.
‘Trajneri më i mirë i muajit’ u zgjedh Nuno Espirito Santo. Trajneri i Wolves në katër ndeshjet e këtij muaji shënoi tre fitore, një barazim dhe tre porta të paprekura./Periskopi/




