James shënon golin më të bukur në karrierën e tij (VIDEO)
Kolumbia arriti të fitonte në ndeshjen e djeshme përballë skuadrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kolumbianët e udhëhequr nga James Rodrigez fituan me rezultat 4 – 2, duke e dominuar kundërshtarin.
Megjithatë, ajo që u vu re në këtë mbrëmje ishte një ndeshje spektakolare e lojtarit të Bayern Munich-ut.

James ndodhej pak brenda zonës së 16 metrave dhe në një pozicion diagonal nga porta. Por kjo nuk e pengoi atë që të bënte një goditje me teknikë të shkëlqyer duke i dhënë një trajektore topit që i kemi parë vetëm te golat e Roberto Carlosit.



