Jurgen Klopp i premton diçka tifozëve të Liverpool
Jurgen Klopp pranon se nuk ka ide se kur do të fitojë nodnjë trofe, por nuk dëshiron të mbahet mend si menaxher qesharak i Liverpool që nuk arriti të fitonte një trofe.
Ai i ka premtuar tifozëve se trofet do vijnë.
Gjermani të hënën bëri tre vite që është pjesë e Anfield, por megjithëse në tri finale ai ende nuk ka fituar asgjë, transmeton Periskopi.

Klopp, në fakt, ka humbur gjashtë finalet e tij të fundit që nga viti 2012 kur arriti të fitonte me Borussia Dortmund.
”Kam thënë disa herë: Nuk kam ide kur do të fitojmë diçka, por jam i sigurt se ky klub do të fitojë diçka”, tha ai në një intervistë me Premier League Productions.
”Nuk e di kur por le ta shfrytëzojmë kohëm më të mirë të jetës deri atëherë”. /Periskopi/



