E pabesueshme kjo që ka bërë Mavraj
Duket e çuditshme, por mbrojtësi kuqezi ka hequr dorë nga pasaporta gjermane për t’u pajisur me atë greke.
Fakti që Mërgim Mavraj ka marrë pasaportën greke, ka bërë bujë edhe në Greqi. Pas lajmit të publikuar dje ekskluzivisht në “Panorama Sport”, se mbrojtësi i Arisit kishte postuar një foto me pasaportën e tij të re, e ku shkruante “Faleminderit Greqi”, e më pas e kishte fshirë, kjo gjë ka bërë jehonë edhe në shtetin helen.
Është portali më i madh sportiv, “gazzetta.gr”, e cila duke iu referuar “Panorama Sport, sqaron faktin se Mavraj kishte sakrifikuar pasaportën gjermane, e tashmë është pajisur me atë greke. Në këtë procedurë, faktor kyç ka qenë edhe ndihma e klubit të Arisit, që ka bërë përshpejtimin e procedurave e Mavraj është pajisur tashmë me pasaportën greke.



