‘Shqiponjat e penduar’ mposhtën nga Belgjika (Video)

‘Shqiponjat e penduar’ mposhtën nga Belgjika (Video)

Belgjika ka arritur me mjaft mjeshtëri ta mposhtë Zvicrën, me rezultat të ngushtë 2:1.

Fraksioni i parë ishte i ‘lodhur’ me të dyja palët që provuan me goditjet nga distanca.

E pjesa e dytë solli ndryshime ku belgët arritën të dalin në epërsi me golin e Romelu Lukaku, pas një aksioni prefekt nga ana e tyre.

Ndërkohë zëvëndësuesi Gavranovic arriti ta kthente baraspeshën e ndeshjes, para se Lukaku me golin e tij të dytë t’i jepte tre pikë Belgjikës.

‘Djajtë’ kanë pikë të plota në grup dhe gjenden në vendin e parë, kurse ekipi i Petkovic pas fitores 6:0 ndaj Islandës njoftohet me humbjen.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të Roberto Martinez do jetë si vendas ndaj Islandës, kurse ‘helvetikët’ luajnë po ashtu me Islandën si mysafir./Periskopi/

Shpërndaje në: