Kosova thyen rekord tjetër në Lojërat Olimpike në Buenos Aires, kësaj radhe në hedhje të gjyles

Kosova thyen rekord tjetër në Lojërat Olimpike në Buenos Aires, kësaj radhe në hedhje të gjyles

Atleti Muhamet Ramadani ka thyer rekordin e Kosovës në hedhje të gjyles 5 kilogramë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

16-vjeçari hodhi gjylen 18.53 metra, duke thyer rekordin e mëparshëm të Kosovës, 18.32 metra.

Atleti ynë doli i nënti në fazën e parë të garave, derisa të hënën zhvillohet faza e dytë.

Në renditjen e përgjithshme të fazës së parë, Muhameti, doli i nënti nga 15 garues. Madje, me rezultatin që arriti, ai me pak fat mund të hyjë në pesë më të mirët. I pesti pati rezultatin 18.78 metra.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin, kam thyer rekordin e Kosovës dhe në bazë të rezultateve tjera synoj ta përmirësoj rezultatin edhe të hënën”, tha Ramadani për “noc-kosovo.org”.

Edhe trajneri i tij, Mustafë Ramadani, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Muhametit, duke thënë se tani synojnë të kalojnë largësinë 19 metra.

Nga katër tentimet e sotme, Muhameti në tentimin e parë e hodhi gjylen 17.89 metra, në të dytën 18.53 metra, ndërsa e treta dhe e katërta përfunduan jashtë cakut.

Kujtojmë që Ramadani në bazë të moshës që ka (16) është për një dhe dy vjet më i ri se sa garuesit që dolën para tij, që dëshmon në të ardhmen e afërt mund ta shohim edhe në podium.

Të hënën zhvillohet faza e dytë, ku i urojmë shumë fat dhe suksese Muhametit.

Shpërndaje në: