Justin Bieber në gjendje të rëndë emocionale, arsyeja Selena Gomez

Justin Bieber në gjendje të rëndë emocionale, arsyeja Selena Gomez

Justin Bieber është  në një gjendje pothuajse të vështirë depresive, pasi mësoi lajmin se Selena Gomez është shtruar në spital.

Justin Bieber është parë shumë i trishtuar në ditët e fundit, si duket për nga gjendja emocionale nuk është edhe aq mirë, ku nga burimet e afërta thuhet se është trishtuar pas lajmit për ish të dashurën.

Në fotot e bëra publike në media, 24-vjeçari  shfaqet i shqetësuar me bashkëshorten e tij, ndërsa modelja Hailey Baldwin, e cila është në drejtimin e makinës, e dëgjon me shumë seriozitet.

Ndërkohë që në mëngjesin e së enjtes, Justin u fotografua i veshur vetëm me një peshqir, teksa ecte rrugëve të Los Angeles, zbathur.

Të mërkurën, “TMZ” dha lajmin se ish-e dashura e Justin Bieber, këngëtarja Selena Gomez pësoi një krizë emocionale dhe u shtrua në spital dy herë brenda pak javësh. Selena Gomez është futur në një psikiatri në Bregun Lindor që të marrë trajtimin e nevojshëm për shëndetin mendor.

Shpërndaje në: