Mashtrime dhe trukime ndeshjesh, vazhdon tronditja e futbollit belg

Mashtrime dhe trukime ndeshjesh, vazhdon tronditja e futbollit belg

Një skandal masiv i korrupsionit ka përfshirë futbollin belg. Autoritetet kanë kryer dhjetra bastisje policore në Belgjikë dhe shtete të tjera të Evropës, në kuadër të një hetim të madh për mashtrimet financiare dhe trukime e ndeshjeve.

Sipas Prokurorisë Federale Belge janë ndërmarrë 44 kontrolle gjithsej në Belgjikë, Francë, Luksenburg, Qipro , Serbi dhe Maqedoni

Deklarata e prokurorisë

Prokuroria deklaroi se “pas një hetimi 1 vjeçar në futboll u grumbulluan prova për: veprimtari të dyshimta financiare nga agjentët e sportistëve, sportistët, menaxhertët dhe perfaqësuesit e klubeve. U provua përfshirja e tyre në ndikimin e mundshëm të trukimit të ndeshjeve dhe fiksimit të rezultateve.

Hetimet gjyqësore kanë të bëjnë me “organizimin kriminal, pastrimin e parave dhe korrupsionin privat”, thuhet në deklaratë, informon Aljazeera.

Disa agjentë dyshohen për fshehje nga autoritetet belge të komisioneve për transferimet, pagesat e lojtarëve dhe pagesa të tjera  si dhe mund të ketë qenë pjesë e trukimeve të ndeshjeve gjatë sezonit 2017-18.’ -thanë prokurorët.

 Hetimi për 3 skuadrat e medha

Hetimit nuk i kanë shpëtuar as skuadrat më të mëdha të vendit si: Anderlecht, Standard Liege dhe  Brugge, kjo e fundit dhe kampione në fuqi në Belgjikë.

Zytarë të tyre  janë shprehur -“se janë të hapur ndaj hetimit” dhe se janë plotësisht të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet. Gjithashtu klubi i Brugge ka deklaruar se dhe trajneri i tyre kroati Ivan Leko është marrë në pyetje dhe ka dhënë dëshminë e tij lidhur me këtë çështje.

Një tjetër i marrë në pyetje është dhe ish-menaxher i Anderlecht njëkohesisht një nga agjentët më të njohur të futbollit në belgjikë Mogi Bayatein.

Reagimet mbi çështjen

Për këtë çështje kanë reagur dhe Shoqata e Futbollit e Belgjikës e cila vuri në dukje se “do të kontribuojë me nje transparencë të plotë ne hetime, nëse do i kërkohej”.

Ndërsa në një Tweeter të mërkurën, e 11 tetorit, Ministri i Drejtësisë i Belgjikës Koen Geens shkruante “trukimi i ndeshjeve dëmton integritetin e sporteve. Departamenti i Drejtësisë po punon për një sport të ndershëm”.

Shpërndaje në: