Lajm i keq për Maqedoninë, gjashtë futbollistë preken nga virusi

Lajm i keq për Maqedoninë, gjashtë futbollistë preken nga virusi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, me plot optimizëm e pret përballjen me Lihtenshtajnin, në kuadër të rundit të tretë të garave në grupe në Ligën e Kombeve.

Trajneri Igor Angelovski, konfirmoi se ekipi ka pësuar një goditje, pasi disa futbollistë janë prekur nga virusi, mirëpo të tjerët janë të gatshëm për të shënuar rezultat pozitiv.

“Një numër i futbollistëve u ankuan në dhimbje të barkut dhe të njëjtit ishin në trajtime mjekësore. Nga rezultat u konfirmua se bëhet fjalë për një virus, i përcjellë me të vjella. Futbollistët janë nën mbikëqyrje mjekësore dhe situata e tyre është duke u përmirësuar dhe unë shpresoj që sa më shumë prej tyre do t’i kemi në dispozicion për sfidën ndaj Lihtenshtajnit”, tha mes tjerash Igor Angelovski.

Gjashtë futbollistë nuk u paraqiten në stërvitjen e fundit si Stefan Spirovski, Mite Cikarski, Arijan Ademi, Kristijan Toshevski, Stefan Ristovski dhe Boban Nikollov. Ndërkohë kapiteni Goran Pandev beson se në ditën e 25 vjetorit të futbollit vendor në skenën ndërkombëtare, i njëjti do të mbyllet me festë dhe me fitore ndaj Lihtenshtajnit.

Përballja e raundit të tretë të Ligës së Kombëve, në kuadër të grupit të katërt të Divizionit D, në mes Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit do të zhvillohet më 13 tetor, në stadiumin “Filipi i Dytë” nga ora 20:45.

Shpërndaje në: