Veshja e hendbollistve tepër provokuese – reagon Federata
Federata Ndërkombëtare e Hendbollit është detyruar të ndërhyjë në mbarëvajtjen e olimpiadës së moshave që po zhvillohet në Argjentinë.
Shkak për këtë janë bërë bikinit që po përdoren nga vajzat që marrin pjesë në disiplinën e hendbollit të plazhit.

Shumë fansa janë ankuar se veshjet e sportisteve janë shumë provokuese e të papërshtatshme, pasi bëhet fjalë për sportiste që nuk i kanë kaluar të 18-at.

Një pjesë tjetër e fansave janë ankuar me shaka, duke thënë se bikinit janë një ndër aspektet kryesore që kontribuojnë në shikueshmërinë e këtij sporti.
Picture of the day ? #picoftheday #BuenosAires2018 #YouthOlympics #BeachHandball pic.twitter.com/YNtYKORUbQ
— IHF (@ihf_info) October 10, 2018



