Challendes ka një kërkesë për lojtarët e Kosovës
Kosova ka arritur në Ishujt Faroe para se të përballet me kombëtaren e ishujve të dielën duke filluar prej orës 18:00, dhe ka mbajtur konferencën e fundit para ballafaqimit të nesërm.
Dardanët e kërkojnë fitoren e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku mbajnë vendin e parë me 7 pikë në Ligën D të Grupit 3.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes sot e mbajti konferencën për shtyp në Ishujt Faroe, ku tha se dëshiron tre pikë të reja për skuadrën e tij, pasi sipas tij grupi është ende i hapur dhe lojtarët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.
“Ky grup është i hapur tani dhe cdo gjë është e mundur dhe gjëja me e rëndësishme për mua është se kemi nevoje për tri pike dhe për performancë te mire këtu”, ka thënë fillimisht trajneri zviceran.
“Ekipet tjera janë afër neve përveç Maltës. Grupi është i hapur. Nuk mund te kalkulojmë nëse do t’i fitojmë një apo dy a po tri pikë”.
I pyetur për presionin që mund ta ketë Kombëtarja e Ishujve Faroe pas humbjeve të fundit, trajneri i Kosovës u përgjigj kështu: “Nuk dua të flas për presionin e Ishujve sepse edhe ne kemi presion. E kemi të qartë se do te luajmë me ekip të fortë dhe është e vështire t’i mposhtësh”, tha Challandes.



