Herolind Shala thotë se nuk do jetë problem mungesa e tifozëve

Herolind Shala thotë se nuk do jetë problem mungesa e tifozëve

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala u pyet se a do të ndikojë mungesa e tifozëve në Ishujt Faroe.

“Nuk besoj qe do të jemi shumë ndryshe që luajmë jashtë, edhe pse nëse na motivojnë tifozët tanë ne Prishtinë, por ne jemi të motivuar sepse duhet te fitojmë këtu dhe t’i marrim tri pikët”, tha Shala.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u pyet për mungesën e Hekuran Kryeziut, i cili nuk do të luajë për shkak të suspendimit.

“Kemi lojtarë të mirë në këtë ekip, por unë jam trajneri dhe duhet ta gjej zgjidhjen. Ne jemi grup dhe të gjithë mund të japin ndihmën e vetë. Te gjithë duhet të tregojnë çfarë mund të japin. Për ne është me rëndësi grupi dhe jo individët”.

Shpërndaje në: