Çfarë po bënë Leonora e vetme shkallëve të qytetit turk?
Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor, por ajo ende është një nga më të pëlqyerat e publikut.
Herë pas here, bukuroshja nga Skenderaj publikon fotografi nga aktivitetet e saj të përditshme, ndërsa ajo që mund të bie lehtë në sy është bukuria e saj e padiskutueshme.
Së fundmi, Leonora ka freskuar profilin e saj në Instagram me një fotografi nga Turqi, teksa shfaqet e ulur shkallëve të Stanbollit, shkruan Periskopi.
Ajo duket elegante dhe atraktive, kurse në bazë të imazhit vërehet se fotografia është realizuar në mbrëmje.
Nuk dihet se me kë ka udhëtuar në Turqi e as kush e ka realizuar fotografinë, por nata di të jetë e frikshme nganjëherë, sidomos për ata që dalin ‘vetëm’./Periskopi/.




